Ish-Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli së fundmi ka takuar ish luftëtarët e UÇK-së në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur Jetlir Zyberi, këshilltar i kryetarit të AKR-së, ku shtojë se ky takim ishte e karakterit miqësor.
Ndërsa ka shtuar se është i bindur në pafajësinë e tyre.
Postimi i plotë:
Bashkë me presidentin Behgjet Pacolli vizituam shokët tanë, ish luftëtarët e UÇK-së që po ballafaqohen me padrejtësi tash e tri vite. Vizita jonë ishte e karakterit miqësor sic ishin të gjitha vizitat e deritanishme.
Jemi té bindur në pafajësinë e tyre dhe në luftën e drejtë të popullit tonë për liri.
Jemi të bindur që fabrikimet e Serbisë dhe veglave të tyre, përkundër vuajtjeve në fund do të dështojnë.
Drejtësia do të triumfojë