Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka hapur një “GoFundMe” për të ndihmuar financiarisht familjen Ademaj, për rastin e vdekjes së nënës dhe djalit të saj 5-vjeç si pasojë e vërshimeve në Pejë.
Deri më tani, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli informon se për këtë familje janë mbledhur mbi 11 mijë euro.
“Mbi 11 000 euro të mbledhura deri më tani për familjen Ademaj në Pejë”, informon Pacolli.