Të mërkurën mbrëma, mediumi anglez “Football Transfers” raportoi se politikani dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, është i interesuar për ta blerë klubin e madh, Manchester Unitedin.
Familja Glazers e ka vendosur në shitje klubin, ndërsa papritmas ka dalë në pah emri i Pacollit.
Pas këtij lajmi,këshilltari dhe bashkëpuntori i afërt me Pacollin, Jetlir Zyberaj, ka bërë reagimin e parë.
“E pse jo”, shkroi ai në lajmin e publikuar nga Express.