Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaPacientët mbetën pa terapi prej kohësh, por Gexha-Bunjaku shkon ta vizitojë Klinikën...

Pacientët mbetën pa terapi prej kohësh, por Gexha-Bunjaku shkon ta vizitojë Klinikën e Onkologjisë

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku sot ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gexha-Bunjaku ka ofruar mbështetje për këtë klinik me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për pacientët e prekur nga kanceri.

Sipas saj në nëntë mujorin e vitit 2021, 400 gra mbi moshën 50 vjeçare kanë marr trajtim onkologjisë, derisa kanë pasur prioritet në vaksinimit anti-Covid.

U.d e ministres së Shëndetësisë tha se janë duke bërë përpjekje për plotësimin e listës esenciale ndonëse buxheti për këtë vit ka qenë i ulët.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se nga java e ardhshme për shkak të kushteve pandemike më të mira do nis shërbimi për mamograf mobil në komunat qe kanë mungesë të kësaj pajisje.

Drejtori i Klinikës Infektive, Ilir Kurtishaj tha se vetëm në këtë 9 mujor me kancer të gjirit janë identifikuar 300 paciente që i takojnë moshës mbi 50 vjeçare. Ndërsa, shtoi se aktualisht nga e premtja po mungojnë disa citostatikë për çka deklaroi se brenda këtyre ditëve do furnizohen nga barnatorja qendrore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments