Por, vizita e tij është bërë pa konsultim me Qeverinë gjermane dhe kancelarin Scholz.
Gruaja e Schröder-it, Soyeon Schröder-Kim, postoi një foto të saj me duar të lidhura dhe sytë mbyllur në faqen e saj në Instagram të enjten në mbrëmje, me Katedralen e Shën Vasilit në Sheshin e Kuq të Moskës në sfond.
Sipas informacioneve të mediave gjermane, Schröder dhe Schröder-Kim kanë udhëtuar drejt Moskës nëpërmjet Stambollit.
Iniciativa për ndërmjetësim thuhet se ka ardhur nga pala ukrainase.
Ish-kancelari gjithashtu punon si lobist për kompanitë e tubacioneve të gazit natyror Nord Stream 1 dhe 2 dhe është kryetar i bordit mbikëqyrës të kompanisë ruse të naftës Rosneft.
Udhëheqja e SPD-së i ka dërguar tashmë një ultimatum Shroderit për të dhënë dorëheqjen nga mandatet e tij në kompanitë shtetërore ruse.