Qasja në Facebook, Instagram dhe Whatsapp ditën që lamë pas për disa orë ishte e pamundur. Si pasojë e këtij problemi, të shumta ishin edhe reagimet e përdoruesve të rregullt të rrjeteve sociale.
Në një lidhje direkte për emisionin “#Gjesi”, një nga qytetarët u shpreh se patën mundësi të qëndrojnë me anëtarët e familjes dhe t’i njohin më mirë.