Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaOVL-UÇK: Prokuroria e Speciales po mundohet t’i shantazhojë dëshmitarët

OVL-UÇK: Prokuroria e Speciales po mundohet t’i shantazhojë dëshmitarët

Organizata e Veteranëve të Luftës ka vazhduar me akuza ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Hagës.

Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ZPS  po mundohet që t’i shantazhojë dëshmitarët, shkruan lajmi.net.

Këtë konstatim ai e jep duke thënë se ZPS i ka intervistuar edhe dëshmitarët e mbrojtjes.

Duke marrë parasysh këto fakte, OVL e UÇK-së thotë se Gjykata Speciale po tregohet se është “sui-generis”.

Postimi i plotë i tij:

Ashtu siç u dëshmua sot në seancë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë – ZPS, i ka intervistuar edhe dëshmitarët e mbrojtjes.

Kjo do të thotë se ZPS mundohet që t’i shantazhojë dëshmitarët, dhe kjo gjë lejohet nga trupi gjykues.

Përveç që është gjykatë politike dhe selektive, është edhe “sui generis”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments