Anëtari i kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Metush Kryeziu ka thënë se deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, janë me qëllim të njollosjes së punës së UÇK-së.
Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se deklaratat e saj janë të pamatura dhe të papjekura.
“Kjo s’po koment. Me deklaratën e dytë ajo e ka për qëllim njollosjen e punës së ushtarëve të UÇK-së. çfarë qëllimi e ka e dinë vetëm ajo. Ajo nuk i mbron interesat e shtetit të Kosovës. Edhe me deklaratat e pamatura dhe të papjekura nuk e meriton me qenë ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës”, ka thënë Kryeziu.
Sipas tij edhe heshtja e kryeministrit Albin Kurti dëshmon se është në pajtim me deklaratat e Gërvallës.
“Kryeministri është dashur që të flasë me të. Heshtja e tij është një pajtim me të, mendoj. Kërkojmë që Qeveria të distancohet nga deklaratat e saj. Është mirë që ajo vet të jap dorëheqje e mos të vijmë në situate kur të organizojmë protesta”, ka thënë ai.