Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila është duke qëndruar në Konferencën e Mynihut në Gjermani, ka takuar prsidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.
Osmani ka thënë se Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, siç tha ajo me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.
“Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.