Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke zhvilluar një vizitë në veri të vendit.
Ajo ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ndërsa që pritet të vizitojë edhe kanalin e Ibër – Lepencit, aty ku më 29 nëntor u krye sulmi terrorist
Osmani përmbyll vitin me vizitë në veri, bashkë me të edhe Sveçla e Hoxha
Presidentja Vjosa Osmani vizitën e fundit për këtë vit e ka realizuar në veri të vendit. Gjatë qëndrimit në këtë rajon, Osmani shkoi në Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
Ajo atje shkoi bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq,