Wednesday, November 27, 2024
HomeTop LajmetOsmani uron Fitër Bajramin: Ta demonstrojmë harmoninë dhe bashkëjetesën në një shoqëri...

Osmani uron Fitër Bajramin: Ta demonstrojmë harmoninë dhe bashkëjetesën në një shoqëri solidare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu ka uruar festën e Fitër Bajramit duke thënë se esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti.

“Uroj që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tuaja për shëndet të mirë, paqe e harmoni. Esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti”, ka shkruar ndër të tjerash Osmani në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë:

Festa e Fitër Bajramit shënon fundin e agjërimit një muajsh, në të cilin besimtarët demonstruan sakrificën dhe shpirtin solidar duke dhuruar diçka nga vetja për më të varfrit, apo për nevojtarët. Uroj që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tuaja për shëndet të mirë, paqe e harmoni.

Esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti.

Pandemia do të jetë një barrierë në kremten e kësaj feste, porse duhet të gjejmë forcë që edhe në këto rrethana ta urojmë njëri-tjetrin me zemrën plot e me shpresën se së shpejti do ta tejkalojmë pandeminë.

Ta kemi besimin e fuqishëm se në Bajramin tjetër do të kemi mundësinë t`i japim kuptim kremtes me prezencë fizike te të afërmit e miqtë. Ta demonstrojmë harmoninë dhe bashkëjetesën në një shoqëri solidare!.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments