Monday, November 25, 2024
HomeLajmeOsmani uron Çekinë për marrjen e presidencës së Këshillit të BE-së

Osmani uron Çekinë për marrjen e presidencës së Këshillit të BE-së

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin e Çekisë Petr Fiala pas kalimit të presidencës së Këshillit të BE-së nga Franca te Çekia.

Osmani ka thënë se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për një evropë të fortë dhe të bashkuar.

“Urime për kryeministrin Petr Fiala dhe për partnerët tanë çekë për marrjen e presidencës së Këshillit të BE-së. U dërgojmë urimet më të mira në përmbushjen e objektivave ambicioze të tyre. Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për një evropë të fortë dhe të bashkuar”, ka shkruar Osmani.

Çekia nga sot do ta udhëheqë presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muaj deri më 31 dhjetor. Franca udhëhoqi KE-në nga 1 janari deri më 30 qershor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments