Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar me sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmidt.
Në takim, Osmani ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në OSBE dhe vazhdimisht të bashkëpunimit të ngushtë me misionin e saj në Kosovë si reflektim i vlerave të përbashkëta të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sundimit të ligjit.
Osmani ka diskutuar me Schmidt për një sërë temash që nga gratë në siguri, zhvillimet e fundit në rajon dhe përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të forcuar sundimin e ligjit.
Presidentja ka shprehur përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe përsëriti qëndrimin se reformimi i sistemit të drejtësisë, punësimi dhe fuqizimi i rolit të gruas në Kosovë do të vazhdojnë të jenë prioritet për institucionet e Kosovës. Ajo ka falënderuar zonjën Schmidt për angazhimin dhe ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.