Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeOsmani shtrëngon duart dhe shkëmben biseda me Zelenskyn në Moldavi

Osmani shtrëngon duart dhe shkëmben biseda me Zelenskyn në Moldavi

Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Europian në Moldavi.

Derisa u realizua fotografia familjare e liderëve pjesëmarrës, presidentja Osmani shtrëngoi duart dhe shkëmbeu disa biseda me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili po ashtu është duke marrë pjesë në këtë samit.

Për këtë takim të shkurtë që pati, Osmani ka shkruar edhe në Twitter.

“Në kohërat kur është e rëndësishme se ku qëndroni, unë i shpreha solidaritetin tonë të plotë Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”.

Lufta në Ukrainë edhe në këtë samit ishte kryefjala, derisa edhe liderë të tjerë shkëmbyen biseda me Zelenskyn në pamjet që u publikuan nga faqja zyrtare e samitit.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments