Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani: Qytetarët iu besojnë grave, me votë më mundësuan të jem komandante...

Osmani: Qytetarët iu besojnë grave, me votë më mundësuan të jem komandante supreme

Me rastin e përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me UN-Women, kanë mbajtur konferencën me temën “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vajzat dhe gratë janë bosht i promovimit të paqes dhe në politikën e mbrojtjes.Sipas saj, edhe pse përfaqësim i grave është i garantuar në shumicën e institucioneve ato ballafaqohen me probleme të shumta me diskriminim të llojllojshëm.

Osmani më tej shtoi se qytetarët i besojnë fuqisë së gruas, duke iu referuar votave që ajo morri në zgjedhjet nacionale.Ajo thotë se nëse qytetarët me votën e tyre besuan që një grua mund të jetë komandante tyre supreme e besojnë gruan në çdo pozicion tjetër.

“Duke qenë vet një grua bartëse e përgjegjësive shtetërore, besoj fuqishëm dhe nënkupton promovim të mëtutjeshëm të rolit të grave dhe vajzave në shoqëri, se para se gjithash pjesëmarrja jo vetëm që është e dukshme, por është vendimtare dhe përcaktuese për orientim të politikave të drejta.Edhe pse kem shumë punë, është evidente që Kosova ka shënuar rezultate të grave në vendimmarrje, por edhe në zbatimin e politikave të mbrojtjes dhe sigurisë. Që nga ligji për barazi gjinore e shumë dokumente e marrëveshje tjera të hartuara më parë e që do të hartohen tash e tutje, rregulltave në vendin tonë flet për mundësinë e barabarta të grave ne Kosovë”.

“Edhe pse përfaqësim i grave është i garantuar në shumicën e institucioneve të vendit, ato ballafaqohen me probleme te shumta me diskriminim të llojllojshëm”.“Shin qytetarët që me votën e tyre besuan që një grua mund të jetë komandante e tyre supreme. Kur e pranojnë një gjë të tillë, e besojnë gruan në çdo pozicion tjetër”, tha Osma

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments