Sipas saj, ky event përveç shënimit tonë të bashkëpunimit të suksesshëm po ashtu përbën edhe fuqizimin e vendit.
“Ky kompakt përfaqëson më shumë se sa një grant, është një simbol i mbështetjes së pakompromis në marrëdhëniet strategjike ndërmjet dy shteteve tona dhe qytetarëve tanë. Marrëdhënie e ndërtuar në vlera, respekt të përbashkët për prosperitet”, ka thënë Osmani, duke shtuar se SHBA kanë mbështetur Kosovën dhe kanë qëndruar pranë nesh edhe në ditët më të vështira në secilin hap të saj, duke përpjekur në zhvillimin ekonomik dhe atë demokratik.
“Kompakti që po lansojmë sot nuk është vetëm investim në infrastrukturën e energjisë dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë sonë, por është investim për të ardhmen e Kosovës dhe njerëzve të saj”, tha presidentja e vendit.
Ajo, tutje shtoi se në qendër të këtij projekti që po lansohet sot është transformimi i energjisë përmes zbatimit të solucioneve inovative dhe vendosja e parimit të barazisë, si parakusht në qëndrueshmërinë në botën e energjisë .
“Si e tillë MCC-ja fokusohet kryesisht në projektet e ruajtjes së energjisë në bateri që do ta revolucionalizojë energjinë e Kosovës, të adresojë sfidat më të mëdha të Kosovës e të rajonit që është qëndrueshmëri e energjisë dhe besueshmëria në të”, tha mes tjerash presidentja Osmani. /