Friday, November 1, 2024
HomeLajmeOsmani pret kryediplomaten belge, i kërkon ndihmë në procesin e integrimit të...

Osmani pret kryediplomaten belge, i kërkon ndihmë në procesin e integrimit të Kosovës në BE

 Presidentja Vjosa Osmani  ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Hadja Lahbib.

Në takim,  Osmani e ka informuar ministren Lahbib edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, posaçërisht në lidhje me agresionin e 24 shtatorit të Serbisë ndaj Kosovës dhe nevojën e adresimit të përgjegjësisë së saj për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova është një vend modern evropian, demokratik dhe shumetnik që aspiron të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe e organizatave të tjera ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se meqë Belgjika e merr presidencën e BE-së më 1 janar 2024, ndaj Kosova është e interesuar të punojë sa më afër me Presidencën belge për të siguruar progres konkret në procesin e integrimit të Kosovës në BE.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments