Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani pranon telegrame urimi nga disa krerë shtetërorë e institucionalë

Osmani pranon telegrame urimi nga disa krerë shtetërorë e institucionalë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu ka vazhduar të pranojë telegrame urimi për zgjedhjen e saj në krye të shtetit.

 

Në telegramin e Princit të Kurorës Mbretërore të Norvegjisë, Haakon, ai ka uruar Osmanin dhe popullin e Kosovës për prosperitet.

“Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian Olivér Várhelyi, nëpërmjet një postimi në Twitter ka uruar Presidenten Osmani për detyrën dhe ka shfaqur shpresën që institucionet e sapoformuara ta qojnë përpara agjendën evropiane. Në këtë kontekst, ai e ka cilësuar kyçe çështjen e dialogut me Serbinë”.

“Telegram urimi në adresë të Presidentes Osmani ka dërguar edhe Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jabar Al-Sabah. Ai ka shfaqur shpresën për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të të dy popujve”.

“Edhe Princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud ka uruar Presidenten Osmani, me dëshirën që Kosova të ketë sa më shumë progres”.

“Kurse Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mustafa Sentop, në telegramin e urimit ka shfaqur shpresën që marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve të vazhdojnë edhe nën udhëheqjen e zonjës Osmani”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments