Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot në Samitin e Kopenhagës për Demokraci lidhur me marrëveshjen për Normalizim në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për ngecjen në zbatimin e saj, .
Osmani ka thënë se Kosova ka kërkuar nga Brukseli zyrtar që kërkesa e tyre drejt palëve të jetë për implementim paralel të obligimeve që dalin nga marrëveshje. E para e shtetit ka thënë se obligimi kryesor për Kosovën nga marrëveshja është krijimi i Asociacionit, megjithatë thotë se Serbia në anën tjetër duhet të ushtrojë njohjen de-facto në të njëjtën kohë.
“Ne kemi kërkuar nga BE-ja që të kërkojë nga të dy palët të implementojnë në mënyrë paralele. Ne s’jemi duke ikur nga obligimet që dalin nga ajo marrëveshje për Kosovën, por Serbia duhet të implementojë në të njëjtën kohë.
Të jem më konkrete këtu. Obligimi kryesor për Kosovën nga ajo marrëveshje lidhet me të drejtat për komunitetet, më specifikisht për të krijuar një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, por kjo është me kushtin që Serbia ushtron njohjen de-facto në mënyrë paralele, në të njëjtën kohë”, ka thënë presidentja Osmani,