Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar fitore xhudistës që do të luaj sot në “Lojërat Olimpike Paris 2024”.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë “Kampione, shkëlqe sërish, ngrite lart flamurin e Kosovës”.
Kurse gjatë ditës së djeshme, boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e nisi mbarë garimin në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ajo triumfoi përballë Thanaya Somnuek të Tajlandës, në rrethin e parë të kategorisë -60 kg.