Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani pas takimit me Rohde: Ballafaqimi me drejtësinë i grupeve kriminale në...

Osmani pas takimit me Rohde: Ballafaqimi me drejtësinë i grupeve kriminale në veri, është i domosdoshëm

Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe hapatqë po ndërmerren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Siç njoftohet, Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për shërbimin dhe profesionalizmin e demonstruar nga ushtarët e KFOR-it në ballafaqim me grupet kriminale të dhunshme në veri të vendit.

Në këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se ballafaqimi me drejtësinë për grupet kriminale të mbështetura nga Serbia, që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët, është i domosdoshëm si garanci për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla të dhunshme.

Osmani vlerësoi lartë bashkëpunimin me Gjermaninë.

Po ashtu konfirmoi partneritetin e palëkundur dhe gatishmërinë për një koordinim të ngushtë në të ardhmen, me qëllim e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe rajon, transmeton Telegrafi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments