Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nderuar me Medaljen Presidenciale kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Në një postim në Twitter, Osmani ka falënderuar kryeministrin kroat për ndihmën që shteti i tij i jep Kosovës si dhe për menaxhimin e aksidentit në Slavonski Brod, ku një autobus me pasagjerë shqiptarë që po vinte nga mërgimi u aksidentua dhe për pasojë vdiqën 10 persona.
“Jam e kënaqur që u takova dhe i dhashë Medaljen Presidenciale kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq. Kroacia ka qenë gjithmonë një mik i mrekullueshëm për Kosovën, por veçanërisht e tregoi këtë me aksidentin në fillim të këtij viti”, shkroi Osmani.
Tutje ajo tha se janë marrë vesh me Plenkoviqin për bashkëpunim më të thellë në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme
“U pajtuam se bashkëpunimi më i ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme është një prioritet”, shtoi ajo.
Delighted to meet with & award the Presidential Medal to 🇭🇷 PM @AndrejPlenkovic.
🇭🇷 has always been a great friend to 🇽🇰, but especially demonstrated this with the accident earlier this year.
Agreed that closer cooperation in defence & foreign policy is a priority. pic.twitter.com/STyqDNh0u9
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 15, 2021