Friday, September 20, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani në Varshavë: Nderojmë guximin e popullit polak

Osmani në Varshavë: Nderojmë guximin e popullit polak

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni, ku ka marrë pjesë në Samitin global ‘Vital Voices Summit’, bëri të ditur se dje te Monumenti i Kryengritjes në Varshavë, kanë nderua guximin e popullit polak ‘për një ndër pjesët më të rëndësishme të historisë së tyre’.

Osmani, në një postim në Facebook, tha se fryma e rezistencës, e sakrificës dhe e shpresës, e cila udhëhoqi ata që u ngritën për lirinë e tyre është e njëjta frymë që bashkon edhe sot.

“Dje, te Monumenti i Kryengritjes në Varshavë, nderuam guximin e popullit polak për një ndër pjesët më të rëndësishme të historisë së tyre. Fryma e rezistencës, e sakrificës dhe e shpresës, e cila udhëhoqi ata që u ngritën për lirinë e tyre është e njëjta frymë që na bashkon edhe sot”, ka shkruar Osmani.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments