Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pak para takimit me sekretarin e NATO’s Mark Rutte ka publikuar një video në story në Facebook të katër flamujve që valojnë afër presidencës.
Bëhet fjalë për flamurin e Kosovës, të NATO’s, të UÇK’së dhe të Dardanisë.
“Në pritje të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte!”, ka shkruar Osmani.
