Friday, February 7, 2025
HomeLajmeKosovaOsmani: Ne iu lutëm Zotit të na shpëtonte dhe Zoti na dërgoi...

Osmani: Ne iu lutëm Zotit të na shpëtonte dhe Zoti na dërgoi Amerikën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim para mijëra pjesëmarrësve në Lutjet e Mëngjesit, një ngjarje e organizuar nga Kongresi amerikan në Uashington, duke theksuar rolin e besimit në udhëtimin e Kosovës drejt lirisë.

Osmani ka thënë se ka nderin që përfaqëson një popull udhëtimi i të cilit drejt lirisë dhe paqes është udhëhequr gjithmonë nga besimi.

“Jam këtu në emër të një kombi mirënjohës, Republikës së Kosovës. Kam nderin të përfaqësoj një popull, udhëtimi i të cilit drejt lirisë dhe paqes është udhëhequr gjithmonë nga besimi. Netët e fëmijërisë sime nuk ishin të mbushura me përralla para gjumit, por me jehonën e vazhdueshme të luftës. Ne iu lutëm Zotit për një mrekulli. Ne iu lutëm Zotit të na shpëtonte. Dhe Zoti na dërgoi Amerikën. Jetët tona, jetët e njerëzve të Kosovës, u shpëtuan nga burra dhe gra të guximshëm nën uniformën e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë me çlirimtarët tanë dhe kombet e tjera të botës”, deklaroi Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments