Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani merr pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci

Osmani merr pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës ku do të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.

Në Samit, Osmani do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit dhe të vendeve tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.

Përgjatë vizitës në Mbretërinë e Danimarkës, Osmani do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë.

Ajo po ashtu do ta takojë edhe mërgatën shqiptare në këtë shtet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments