Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu sot ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidencës,
Në këtë takim thuhet se është diskutuar për zhvillimet në vend, rajon dhe më gjerë nga ndikimet në ekonomi dhe në fushën e sigurisë nga lufta në Ukrainë.
Ndërsa, Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në adresimin e pasojave ekonomike nga ngritje e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në Kosovë.
Ajo gjithashtu potencoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për thellimin e raporteve dhe bashkëpunimit me NATO-n duke marrë parasysh synimin legjitim të Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e Aleancës veri-atlantike, programit të Partneriteti për Paqe dhe Kartës së Adriatikut.