Presidentja Vjosa Osmani, javën e ardhshëm do të vizitojë zyrtarisht shtetin aziatik, Malajzinë.
Siç njofton vetë presidentja, në këtë vizitë do të bëhet edhe hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, teksa përmendi edhe heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë institucioneve malajziase për këtë vendim domethënës, raporton Klankosova.tv.
Ajo tha se kjo vizitë do të shërbejë edhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Pres me padurim të angazhohem me udhëheqësit e shtetit javën e ardhshme, ndërsa punojmë së bashku për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe për të çuar përpara interesat e përbashkëta të popujve tanë”, ka thënë Osmani në një postim në X.
Ahead of my official visit to Malaysia next week, I am deeply grateful to the Malaysian authorities for their decision to grant visa exemptions for all citizens of the Republic of Kosovo for stays of up to 30 days.
This important step, combined with the forthcoming opening of… pic.twitter.com/xnvHFeZ2JK
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 25, 2025