Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur mbi vizitën e saj në Doha të Katarit.
Ajo ka thënë se kjo vizitë ishte një mundësi e shkëlqyer për ta vënë Kosovën në hartën ndërkombëtare të diskutimeve për sfidat aktuale globale, si faktor i dëshmuar për paqe dhe stabilitet.
Përgjatë vizitës, pata mundësi që t’i takoj udhëheqësit e shtetit të Katarit, përfaqësues të shteteve njohëse e jo-njohëse, miq të Kosovës dhe shtete me të cilat po punojmë t’i intensifikojmë raportet ndërshtetërore. Në fjalimin përmbyllës në Forumin e Dohas, para qindra pjesëmarrësve nga e gjithë bota, kam paraqitur perspektivën e Kosovës lidhur me zhvillimet e fundit globale”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Asnjë vizitë nuk është e plotë pa diskutime me komunitetin akademik dhe me bashkatdhetarët tanë, prandaj kisha kënaqësinë që t’u drejtohem edhe qindra studiuesve si dhe të bashkëbisedoj me shqiptarët që punojnë e veprojnë në Katar”, ka shtuar ajo.