Sipas Osmanit, kjo dëshmon edhe një herë se sa të rrezikshme janë strukturat ilegale dhe të dhunshme të Serbisë.
E para e shtetit e konsideron gazetarinë si themelin e demokracisë dhe lirisë së një kombi.
“Dënojmë ashpër sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga Veriu i Kosovës. Ky është një demonstrim tjetër i rreziqeve që paraqesin strukturat ilegale dhe të dhunshme të Serbisë. Gazetaria është themeli i një kombi të lirë dhe demokratik. Gazetarët duhet të punojnë në një mjedis të sigurt”, ka shkruar presidentja në Twitter.
Gjatë këtij aksioni, në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe atë të Veriut, Policia ka arrestuar tetë persona dhe ka konfiskuar mallrat e kontrabanduara.
Aksioni i Policisë u tensionua dhe u shoqërua me protestë e kundërshtim nga banorët e Mitrovicës së Veriut