Sunday, November 17, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani dekoron Kosnett me urdhrin 'Dr. Ibrahim Rugova'

Osmani dekoron Kosnett me urdhrin ‘Dr. Ibrahim Rugova’

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në shenjë të mirënjohjes ka dekoruar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Philip Kosnett me urdhrin ‘”Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit të demokracisë në vend.

Presidentja Osmani gjithashtu ka thënë se puna e ambasadorit Kosnett dhe të stafit të tij janë po ashtu kontribuese të rëndësishme në drejtim të mbajtjes së Kosovës lartë në agjendën e politikës së jashtme të SHBA-ve.

Në takimin e lamtumirës, Kosnett shprehu mirënjohjen e thellë për vlerësimin e punës së tij dhe konfirmoi se raporti në mes të Kosovës dhe SHBA-ve do të jetë përherë i fort dhe i pakontestueshëm.

Osmani dhe Kosnett tutje diskutuan edhe për raportet e thella e strategjike ndërmjet të dy vendeve, me ç’rast Presidentja Osmani vlerësoi se “tashmë jemi në një etapë të re të bashkëpunimit bilateral, e cila krijon mundësi të jashtëzakonshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në vitet në vijim”.

Në takim, presidentja dhe ambasadori vlerësuan lartë edhe faktin se raporti në mes të dy vendeve po zhvillohet gradualisht me një dinamikë të re e premtuese, ku Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë partner aktiv dhe kontributdhënës në procese të ndryshme strategjike.

Në këtë kontekst, u theksua vendimi i fundit i institucioneve kosovare për mikpritjen e qytetarëve afgan, angazhimin e FSK-së në misione paqeruajtëse krah ushtrisë amerikane, si dhe angazhimi aktiv i Kosovës në luftën ndaj terrorizmit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments