Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte pikënisje drejt realizimit të idesë së kahmotshme për Kosovën shtet të pavarur.
Në përvjetorin e 34, Osmani ka takuar një pjesë të delegatëve të asaj kohe.
“Sot, në këtë përvjetor, pata nderin t’i takoj një pjesë të delegatëve të asaj kohe, guximi dhe vendosmëria e të cilëve shënuan një akt historik, me të cilin u vendosën themelet për realitetin e sotëm- Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Sot, mbushen 34 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.
Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave./teve1.info/