Thursday, December 19, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani, BE-së: Nëse ka meritokraci – duhet të ecet me hapa konkretë...

Osmani, BE-së: Nëse ka meritokraci – duhet të ecet me hapa konkretë për integrimin e Kosovës

Liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor u takuan sot në Bruksel në një samit ku, përmes një deklarate përfundimtare, u pajtuan për përshpejtimin e procesit të zgjerimit dhe ku vendeve të rajonit iu kërkua t’i zgjidhin mospajtimet.

Aty nga Kosova ishte presidentja Vjosa Osmani, e cila sot tha se “Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin tonë”.

Osmani në margjinat e këtij samiti ka folur edhe me liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së, ku ka thënë se “e ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm.

“Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkretë në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane”, ka thënë Osmani.

Tutje ajo ka thënë se “nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe”.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments