Orgesa Gola nga Gjakova,është një hendbolliste premtuese për të ardhmen e hendbollit të Kosovës,që luan në KH Shqiponja.
Ajo hendbollin e ka pasion.
Tërë kohën ja kushton duke ushtruar e punuar për hendbollin.
Para 4 ditësh ajo mbushi 16 vite.
Në vitin 2022 Orgesa arriti suksese shumë të mëdha,ku me ekipin e pionerëve zuri vendin e parë dhe u bë pjesë e reprezentacionit U17,ku morën pjesë në garat Mediterane në Mal të zi.
Këtë muaj mbrojti ngjyrat e Reprezentacionit U17,ku përsëri luajti në garant Mediterane në Greqi.
Vitin që lamë pas Orgesa ishte qendra më e mirë si për pionere edhe për ekipin.
Para 4 ditësh ajo u shpall në Gjakovë si Lauratja e vitit , dhe morri cmimin e klubit.
Kryetari i Klubit Skender Alijaj tha se ajo mbron ngjyrat e Shqiponjës në 3 fronte,për pionere kadete e seniore sipas nevojës të trajnerit e kryesisë.
Ëndrra e Orgesës është që një ditë të fitoj titullin e kampionit të Kosovës,dhe njëherit të vesh petkun e reprezentacionit A.
Orgesa është emër që premton shumë!