Në një restorant ( salle dasmash ) në fshatin Sojeve të Ferizajt sot është organizuar një aheng familjar edhe përkundër vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tërësishëm të dasmave.
Me të marrë vesh për një organizim të tillë është mobilizuar Policia e Kosovës, e cila ka shkruar në restorantin ku po mbahej një kanagjegj, në të cilin gjendeshin rreth 35 persona.
“Në lidhje me rastin janë njoftuar inspektorët kompetent, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me pronarin e lokalit dhe familjarin që ka organizuar dasmën, të cilëve u janë shqiptuar fletëparaqitje ”.
Po ashtu të gjithë pjesëmarrësve prezent në këtë aheng u janë shqiptuar rreth 35 gjoba për mos mbajtje të distancës.
Pjesëmarrësit janë shpërndarë, ndërsa Lokali është mbyllur nga inspektoret kompetent.