Raportohet se në fshatin Konushec të Podujevës është arrestuar një person pasi që i njëjti në mënyrë të paligjshme në bodrumin e shtëpisë është hasur me disa persona duke luajtur (bastore) lojëra fati.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tiketa te lojërave, para te gatshme, një shtëpizë HP dhe një printer për tiketa.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.