Ismail Tasholli së bashku me Eliza Hoxhën, dy ideatorët e marshit për Drejtësi, janë folësit e parë që ju drejtuan qytetarëve në shesh.
Ismail Tasholli tha se gjatë luftës e ka ndjerë në palcë pabarazinë e dëbimin.
“Unë kam qenë 13 vjeç kur për herë të parë kam pa në uniformë ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një gjë ishte e qartë për mua atë botë, ishte një betejë mes lirisë dhe robërisë, mes jetës dhe vdekjes.Unë sikur bashkëmosharatët e kam ndjerë në palcë, pabarazinë, dëbimin”, u shpreh ai.
Gjithashtu, u shpreh i bindur se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen fitimtarë në Kosovë.
“Marshojmë për drejtësi, ish-liderët nesër e fillojnë betejën për drejtësi, si gjithmonë do të na kthehen fitimtarë e faqebardhë”, tha ai.
Ndërsa, deputetja e PDK-së Eliza Hoxha tha “UÇK na bashkon të gjithëve pa dallim”.
“24 vite më parë Prishtina ishte shndërruar në qytet fantazmë nga dëbimet…Ne u kthyem e sheshet u mbushën prap për të festuar çlirimin e pavarëinë e Kosovës…UÇK na bashkon të gjithëve pa dallim”, tha Hoxha, transmeton Express.
Sheshet e Prishtinës janë mbushur me numër të madh të qytetarëve nga e gjithë Kosova për të marshuar për drejtësi.