Sunday, November 17, 2024
HomeLajmeKosovaOpozita shprehin habi për pjesëmarrjen e Alternativës dhe Listës “Guxo” në takimin...

Opozita shprehin habi për pjesëmarrjen e Alternativës dhe Listës “Guxo” në takimin me presidenten

Përfaqësuesit e dy partive opozitare më të mëdha në skenën politike, asaj të LDK’së dhe PDK’së, kanë shprehur pakënaqësi për pjesëmarrjen e Listës “Guxo” dhe Alternativës në takimin konsultativ të presidentes me subjekte politike për idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, për të cilat thanë se nuk janë të certifikuara për zgjedhjet komunale.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ndër gjërat e para që theksoi që kishte përmendur në takimin konsultativ me presidenten ishte rezerva për pjesëmarrjen e Listës “Guxo” dhe Alternativa.

“Në fillim shprehëm rezervat tona për pjesëmarrjen e dy partive të pacertifikuara në këtë takim”, deklaroi ndër të tjera Abdixhiku për medie pas takimit konsultativ.

Ndërkaq, kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, tha se u shpreh habi nga pjesëmarrja e iniciativës qytetare dhe subjektit politik, për të cilat tha se nuk janë të certifikuara në këto zgjedhje komunale, e as nuk kanë qenë në ato të kaluarat.

“Ato [Lista Guxo, Alternativa] e patën fjalën, ne t’iu them të drejtën e shprehëm habinë për prezencën e tyre sepse Lista Guxo dhe Alternativa nuk janë parti politike të certifikuara për këtë proces zgjedhor e as për procesin e vitit 2017, bile Lista Guxo nuk figuron as në regjistrin e partive politike fare. Ka qenë në autoritetin e presidentes, ajo ka vendosur t’i ftojë, nuk mund t’i komentojë raportet e tyre personale”, është shprehur Krasniqi.

Lista “Guxo”, përpara zgjedhjeve është deklaruar se do të kandidojë bashkërisht me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet komunale.

Ndërkaq, Alternativa nuk figuron në mesin e partive të certifikuara nga KQZ’ja për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në takim nuk janë ftuar as Nisma Socialdemokrate e as Partia Socialdemokrate, të cilat do të garojnë për komuna dhe figurojnë në partitë e certifikuara në KQZ.

Përfaqësuesit e partive politike opozitare kanë bërë të ditur se kanë qenë njëzëri karshi mbajtjes së zgjedhjes në datën e caktuar [17 tetor], si dhe kufizimit të fushatës në pesë ditë.

Ndërkaq, kryeministri Kurti vlerësoi se zgjedhjet duhet të shtyhen, duke iu referuar rekomandimit të IKSHPK’së, teksa tha se zgjedhjet lokale dallojnë nga ato qëndrore.

“Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qendrore. Nuk votohet njëjtë për kandidatë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm në një raund. Kërkojmë të dëgjohet mendimi i ekspertëve shëndetësorë. Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt…”, deklaroi ndër të tjera Kurti.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments