Gazetari Parim Olluri ka komentuar vendimin e sotëm të qeverisë së Kosovës, përfshirë ndarjen e 100 eurove për pensionistët për muajin nëntor.
“Për mendimin tim është pak frikësuese mënyra e marrjes së këtyre vendimeve, se dihet që liderët politikë vlerësohen në bazë të asaj se çfarë vendimesh marrin kur janë në stres dhe jo çfarë vendimet marrin kur janë në kohë të qeta’, thotë Olluri në Pressing.
“Për fat të keq të Kurtit pat rritje të çmimeve dhe këtu shihet se çka është i shkathët dhe i guximshëm me marrë vendime të shpejta. Për fatin e tij të keq dyfish, rritja e çmimeve ndodhi në kohë të fushatës zgjedhore dhe shihet se ai e ka një frikë të madhe se rritja e çmimeve do të ndikojë në vota”, shtoi ai.
“Vendimet e sotme janë në afekt, në panik”, theksoi Olluri.
“Nëse ty si kryeministër të kujtohet t’i ndash 100 euro për pensionistë në nëntor, unë nuk e di a po jepen ato për festën e 28 Nëntorit apo për çka, domethënë nuk ka logjikë”, shtoi ai.