Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaOlluri: Aksioni në veri u bë për rritjen e VV’së, kamionët e...

Olluri: Aksioni në veri u bë për rritjen e VV’së, kamionët e Rakiqit bllokuan rrugët

Gazetari Parim Olluri e ka komentuar aksionin e sotëm të policisë së Kosovës në veri të vendit. Ai e ka cilësuar të dështuar këtë aksion.

“Aksionet që janë pro zbatimit të ligjit dhe kundër kontrabandës duhet çdo qytetar i Kosovës me i përkrahë. Kishim dashtë që pas zgjedhje aksione jo disa orëshe, por tërë ditore e tërë javore, me qëndru policia në veri dhe me i mbush burgjet me kontrabandistë”, thotë Olluri.

‘I vetmi plan që ka ekzistuar në kokën e atyre që kanë bërë planin ka qenë ndikimi në fushatë zgjedhore që është hera e dytë që po ndërmerren aksione në veri me qëllim të rritjes së partisë në pushtet në zgjedhje lokale gjë që është shumë e keqe”, shtoi ai.

Pse është aksion i dështuar?

“Për shkak të statistikave’, thotë Olluri.

“Tendenca me e bo të famshëm një kontrabandist mesatar, me kriju një armik në veri kur po dihet publikisht që më i pushtetshmi i veriut është Radojqiq, partneri kryesor i tij është Goran Rakiq që z. Kurti e ka ministër”, theksoi ai.

“Kamionët që i bllokuan rrugët janë të kompanisë së Goran Rakiqit. Domethënë me urdhër të Rakiqit janë bllokuar rrugët. Janë të kompanisë ‘Pastrimi’ në veri ku Rakiq është drejtor”, shtoi Olluri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments