Sunday, November 24, 2024
HomeBotaOKB-ja thotë se ka varre masive në Mariupol

OKB-ja thotë se ka varre masive në Mariupol

Kreu i ekipit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Ukrainë njoftoi të premten se vëzhguesit kishin marrë informacion për varrezat masive në qytetin e rrethuar të Mariupolit, Ukrainë, duke përfshirë një që dukej se mbante 200 trupa.

“Ne kemi marrë informacion në rritje për varret masive që ndodhen atje”, tha Matilda Bogner duke thënë se disa nga provat erdhën nga imazhet satelitore.

Bogner tha se vdekjet e civilëve në Ukrainë i kaluar shifrat prej 1035 personave, raporton theguardian.

OKB-ja njoftoi se ka marrë pretendime se rusët po vrasin civilë në vetura gjatë evakuimeve dhe ka dokumentuar raste të zhdukjeve me forcë të zyrtarëve ukrainas, disa që duket se janë marrë peng.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments