Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaOKB-ja kërkon anulimin e marrëveshjes së burgjeve mes Danimarkës dhe Kosovës

OKB-ja kërkon anulimin e marrëveshjes së burgjeve mes Danimarkës dhe Kosovës

Komiteti i OKB-së për Torturë ka kërkuar anulimin e marrëveshjes mes Danimarkës e Kosovës për transferimin e të burgosurve.

OKB-ja është shprehur e shqetësuar me mënyrën e funksionimit të kësaj marrëveshje andaj ka kërkuar anulimin e saj.

Në raportin e fundit të publikuar më 24 nëntor të këtij viti, Komiteti i Torturës i OKB-së ka kërkuar anulimin e marrëveshjes nga Danimarka, pasi që nuk ka gjetur garanci për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në raport thuhet se shteti duhet të sigurojë që të gjitha garancitë themelore ligjore të garantohen, si në ligj ashtu edhe në praktikë, për të gjithë personat e ndaluar që nga fillimi i ndalimit të tyre. Kjo përfshin të drejtën për një avokat me konfidencialitet të garantuar gjatë takimeve private, duke përfshirë aksesin në ndihmë juridike falas. 

Shqetësimi bazohet në aksesin në kujdesin shëndetësor dhe marrëdhëniet familjare.

Komiteti është i shqetësuar për pasojat e mundshme që mund të ketë transferimi në aksesin e të burgosurve në kujdesin shëndetësor dhe vizitat familjare. Megjithëse shteti ka deklaruar se ambientet e burgut të marra me qira do t’i nënshtrohen ligjit danez, ende ekziston rreziku i akteve të mundshme të torturës ose keqtrajtimit nga stafi i burgut. Ka paqartësi se si do të hetohet dhuna e kësaj natyre dhe si do të monitorohet kjo.

konstaton se shteti danez duhet të tërhiqet nga marrja me qira e objekteve të burgjeve në Kosovë dhe të sigurojë që personat e privuar nga liria të mos diskriminohen për shkak të kombësisë ose situatës së tyre familjare.

Danimarka e Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje në prillin e vitit të kaluar për transferimin e rreth 300 të burgosurve për shkak të mbipopullimit të burgjeve në shtetin danez.

Danimarka kishte paraparë të marrë me qira rreth 300 qeli burgu në Burgun e Gjilanit me vlerë vjetore rreth 15 milionë euro.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, “të dënuarit, të cilët do të transferoheshin [nga Danimarka] në Kosovë, nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments