Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeOKB-ja bën thirrje për qetësi pasi Izraeli dhe Hezbollah-u sulmojnë njëra tjetrën

OKB-ja bën thirrje për qetësi pasi Izraeli dhe Hezbollah-u sulmojnë njëra tjetrën

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” pasi Izraeli dhe lëvizja Hezbollah e Libanit ndërmorën sulmet më të mëdha ndërshtetërore që nga fillimi i luftës në Gaza.

Të dielën, avionët izraelitë goditën dhjetëra vende në jug të Libanit në atë që ata e përshkruan si sulme parandaluese për të penguar një sulm shumë më të gjerë, ndërsa Hezbollah-i lëshoi qindra raketa dhe drone ndaj Izraelit.

Guterres paralajmëroi se veprimet e tyre rrezikojnë civilët, si dhe kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

SHBA-ja tha se po punon për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të armiqësive, dhe të dyja palët sugjeruan se nuk ishin të interesuara për një të tillë.

Ka pasur pothuajse shkëmbime të përditshme zjarri përgjatë kufirit Izrael-Libani që nga dita pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza më 7 tetor.

Hezbollah-i ka thënë se po vepron në mbështetje të grupit palestinez. Të dyja janë mbështetur nga Irani dhe janë të përcaktuara si organizata terroriste nga Izraeli, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera.

Që nga tetori, më shumë se 560 persona janë raportuar të vrarë nga ministria e shëndetësisë së Libanit, shumica dërrmuese e tyre luftëtarë të Hezbollah-it, ndërsa 26 civilë dhe 24 ushtarë janë vrarë në Izrael, sipas autoriteteve, ka raportuar BBC

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments