Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaNusja dhe vjehrri nga Malisheva humbin jetën si pasojë e COVID-19

Nusja dhe vjehrri nga Malisheva humbin jetën si pasojë e COVID-19

Edhe dy persona të së njëjtës familje kanë humbur jetën si pasojë e përballjes me virusin COVID-19.

 

Një grua dhe vjehrri i saj nga fshati Turjakë, Komuna e Malishevës kanë humbur jetën së fundi si pasojë e këtij infektimit.

Lajmi në fjalë është bërë i ditur nga mediat lokale.

Duhet përkujtuar që poashtu mbrëmë në Gjilan, saktësisht në fshatin Zhegër kanë humbur jetën nëna bashkë me djalin e saj pas infektimit me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën gjithsej 28 persona ndërsa brenda një jave në Kosovë janë shënuar mbi 100 viktima për shkak të këtij virusi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments