Numri i të vdekurve në Gaza që nga fillimi i konfliktit aktual ka arritur në 11,180, sipas qeverisë së Hamasit në këtë territor.
Shifrat e fundit thanë se të vdekurit përfshinin 4,609 fëmijë dhe 3,100 gra, ndërsa 28,200 të tjerë janë plagosur, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë një mjek në spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës e ka përshkruar numrin e pacientëve që mbërrijnë atje si “dërrmues”.
Dr Fadel Naim, një kirurg ortoped, ka bërë përditësime të rregullta në rrjetet sociale për situatën në objekt.
Dhe sot ai ka shkruar: “Ne nuk kemi rezerva gjaku në Spitalin Al-Ahli dhe tani furnizimi me gjak na ka mbaruar”.
Dr Naim shtoi se mjekët duhej të kryenin operacione pa zëvendësuar gjakun e humbur nga gjakderdhja.
Ai e quajti Al-Ahli spitalin e fundit funksional në Gaza. Al-Shifa dhe Al-Quds, dy spitalet më të mëdhenj në Gaza, thuhet se kanë mbetur pa karburant (megjithëse Izraeli ka mohuar që Al-Shifa është pa energji elektrike).
Dr Naim tha gjithashtu se ai po luftonte emocionalisht, duke thënë: “Unë po përpiqem të mbaj veten pavarësisht nga vështirësitë e rasteve që dëshmoj”.
Doktori vazhdoi: “Por sot, nuk i mbajta dot lotët dhe qava nga thellësia e zemrës”.