Qytetarët e Komunës së Prizrenit do t’u drejtohen sërish kutive të votimit më 14 nëntor të këtij viti.
Kjo për shkak se asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur që të sigurojë mbi 50% të votave nga qytetarët e tyre.
Komisioni Qendror Zgjedhor veçse ka përfunduar numërimin e votave për Komunën e Prizrenit, ku del se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka grumbulluar 40.43% të votave.
Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj mblodhi gjithsej 31.10% të votave, transmeton lajmi.net.
Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës arriti një përqindje prej 14.98%.
Duhet përkujtuar që qyteti i Prizrenit është drejtuar nga Mytaher Haskuka, ndërsa i njëjti do të mbetet në detyrë deri në balotazh kur edhe do të mbetet të shihet nëse do të dorëzojë detyrën tek Totaj apo do të vazhdojë punën edhe për një mandat 4 vjeçar.
Duhet përkujtuar që PDK tashmë ka fituar 4 komuna, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë teksa hy në balotazh në 12 komuna gjithsej.