Procesi i i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është duke vazhduar në sallën “1 Tetori në Prishtinë”.
Aktualisht janë numëruar votat nga vendvotimi në shkollën “Avni Rrustemi” në Mramor të Prishtinës.
Në bazë të rezultateve në këtë vendvotim po prin Lëvizja Vetëvendosje, pasi kandidatët e kësaj partie kanë marrë më shumë vota.Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti në këtë vendvotim ka marrë 121 vota, pasuar nga numri dy i listës së VV-së, Glauk Konjufca me 97 vota, Albulena Haxhiu me 60 vota, Donika Gërvalla me 41 vota, Faton Peci me 48, Xhelal Sveçla me 45, e të tjerë.