Saturday, November 23, 2024
HomeBotaNumër rekord i ndalimeve në kufirin SHBA-Meksikë

Numër rekord i ndalimeve në kufirin SHBA-Meksikë

Shtetet e Bashkuara thonë se mbi 1.7 milion migrantë janë ndaluar përgjatë kufirit me Meksikën në 12 muajt e fundit, që është numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

 

Mbi një milion janë dëbuar për në Meksikë apo në shtetet e tyre të origjinës, thuhet në të dhënat e Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së.

Autoritetet amerikane kanë ndaluar persona nga mbi 160 shtete.

Popullariteti i presidentit amerikan, Joe Biden ka rënë, pjesërisht për shkak të politikës së tij për migrantët, shkruan BBC.

Vetëm 35 për qind e amerikanëve, kanë thënë se pajtohen sesi presidenti po e menaxhon këtë çështje, thuhet në të dhënat e një sondazhi të Associated Press dhe Qendrës për Hulumtime të Çështjeve të Publikut, që u publikua më herët gjatë këtij muaji.

Presidenti Biden është zotuar se do të ketë politika më humane sa i përket migrimit, krahasuar me paraardhësin e tij, Donald Trump, por kufiri SHBA-Meksikë është përfshirë nga kriza gjatë nëntë muajve të administratës Biden.

Sipas të dhënave, numri i ndalimeve për vitin fiskal 2021, që përfundoi në shtator, është më i lartë që prej vitit 2000. Atë vit, mbi 1.6 milion migrantë ishin ndaluar në kufirin SHBA-Meksikë.

“Numri më i lartë i dëbimeve gjatë pandemisë ka kontribuar që më shumë migrantë të tentojnë disa herë ta kalojnë kufirin”, tha Dogana amerikane.

Shumica e personave që kanë tentuar hyjnë ilegalisht në SHBA ishin nga Meksika, Guatemala, Hondurasi dhe El Salvandori.

Të ndaluarit, shumica ishin persona të rritur që po udhëtonin pa fëmijë apo mbi 1.1 milion persona.

Po ashtu, SHBA-ja ka hasur në mbi 145 mijë fëmijë të pashoqëruar, që kanë tentuar të futen ilegalisht në shtet, që njëherësh është numër rekord.

Sipas autoriteteve, prej këtij numri, pothuajse 11 mijë fëmijë janë të ndaluar nga autoritetet qeveritare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments