Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaNuk ndalet ministrja Gervalla, flet për gazetën zvicerane: Pas luftës, ushtarët e...

Nuk ndalet ministrja Gervalla, flet për gazetën zvicerane: Pas luftës, ushtarët e UÇK’së vranë serbë, romë dhe ish-rivalë të tyre

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka vazhduar diskursin kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke thënë se ishin anëtarët e kësaj force ushtarake që kryen vrasje përgjatë kohës së pasluftës. Sikurse në deklaratat e mëhershme, edhe kësaj here Gërvalla për mediumin zviceran ‘NZZ’ ka kërkuar “drejtësi për të gjithë”.

“Gervalla-Schwarz kërkon që shumë vrasje të pasluftës në vend të zgjidhen. Pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Shqiptare të Kosovës UCK. Viktimat ishin kundërshtarët serbë, romë dhe shqiptarë të UÇK-së”, thuhet ndër të tjera në artikullin për mediumin zviceran, përcjell Gazeta Express.

Siç përvijëzohet në artikull, kryediplomatja kosovare fajin për mos-zgjidhjen e rasteve të vrasjeve të pasluftës ua lë gjyqësorit dhe pushteteve të mëhershme, derisa ceket në të njëjtin paragraf se kryeministri Albin Kurti e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale.

“Së bashku me të tjerët, unë kam kërkuar vazhdimisht që vrasjet politike pas përfundimit të luftës të hetohen plotësisht”, ka deklaruar Gërvalla-Schwarz për NZZ, derisa ka kërkuar drejtësi papërjashtimisht për shqiptarë, serbë e romë.

Zëvendëskryeministrja deklarata të ngjashme pati dhënë edhe vite më parë, duke i akuzuar ish-krerët e UÇK’së për, siç pretendon ajo, vrasje të kundërshtarëve politikë përgjatë periudhës së pasluftës. Ndërkaq, atëbotë premtonte se do të depononte dëshmi nëse do krijohej një gjykatë që i gjykon ata.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaçi që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaçi. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, pati deklaruar ajo.

Pas kritikave të shumta që pati marrë për deklaratat anti-UÇK, për të cilat pati edhe iniciativa e konferenca nga opozita, Gërvalla-Schwarz dha edhe njëherë deklarata kundërthënëse, duke thënë se do kërkojë drejtësi të gjithë, pa marrë parasysh dallimeve në kombësi.

“Asnjeherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit”, pati shkruar ajo në ‘Facebook’, disa ditë pas vazhdës së kritikave në adresë të kryediplomates.

Në mbrojtje personit të dytë më të rëndësishëm pas Kurtit, i pati dalë edhe kryeministri, duke i cilësuar kritikat si “fushatë kundër saj”.

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel”, pati thënë Kurti.

Këto deklarata prekën subjektin politik të cilën përfaqësuan ish-krerët e UÇK’së. PDK, nëpërmjet një konference, kërkuan shkarkimin e kryediplomates. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në konferencë pati thënë se të gjithë ishin dëshmitarë të angazhimit të ministres Gërvalla për denigrimin e luftës së UÇK’së.

“U pa angazhimi i ministres së Punëve të Jashtme në denigrimin e luftës së UÇK-së, ajo sot vazhdoj të fyej luftën e UÇK-së, kauzën tonë më të ndritur, fyente viktimat të cilët ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe sakrificën tonë më të madhe”, tha Tahiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments