Kryeministri i Kroaicsë, Andrej Plenkoviq ka mbërritur në Bruksel për të mbajtur mbledhjen në Këshillin Evropian, teksa ka përmendur edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Unë e thashë dy ose tre javë më parë, nuk mund të ulesh në dy karrige. Ka situata kur je në anën e duhur të historisë ose ta ngatërrosh atë. Nuk mund të ngatërrohesh në këtë rast. Është e qartë për mua se kanë zgjedhje, por nuk mund t’i bëjnë të dyja. Nëse kanë vendosur të anëtarësohen në BE, atëherë ata duhet të vendosin. Unë po i dërgoj qartë një mesazh Serbisë se kjo nuk është një situatë ku dikush mund të jetë ose – ose”, citohet të ketë deklaruar Plenkoviq nga mediumi kroat ‘Index’.
Ai ka folur edhe për sanksionet që shteti i tij do t’ia prezantojë Rusisë, duke thënë se do t’i diskutojë me presidentin amerikan, Joe Biden.
“Gjëja e fundit që patëm ishte diskutimi në Versajë, ku ishte e qartë se disa anëtarë të BE-së nuk janë gati të gjejnë rrugë alternative të furnizimit me energji”, deklaroi më tej ai.